U duk se Kuvendi po i rikthehej normalitetit, mirëpo Rithemelimi “ia la stafetën”, Partisë Demokratike të Lulzim Bashës. Ky i fundit ishte protagonisti i seancës së kësaj të enjteje, ku zgjodhi të bllokonte Foltoren e Kuvendit. Mirëpo, një vendim i tillë i kushtoi kryedemorkatit përjashtimin nga seanca parlamentare.

“Edhe njëherë z.Basha, ju lutem të lironi foltoren. Atëherë jeni i përjashtuar nga seanca për zaptim të foltores. E kam për një ditë e ka drejtuesi i seancës, jeni i përjashtuar. Ju i dini rregullat e qarta të rregullores së Kuvendit”, iu drejtua Lindita Nikolla.

Me ndryshimet e rregullores, Basha rrezikon përjashtimin deri në 60 ditë.