Federica Mogherini, shefe e politikës së jashtme në Bashkimin Europian është një mike  palëkundur e shteteve mashtruese dhe regjimeve tiranike e cila ka dështuar të preantojë vlerat Perëndimore të diplomacisë Europiane, raporton Bloomberg.

Në një rishikim të mallkuar të politikave të shefes së BE, Mogherini, Bloomberg thotë:

“Në qoftë se Federica Mogherini nuk do të ekzistonte, autokratët e botës do të ishin në përpjekje për ta krijuar atë”.

Si përfaqësuese e lartë e punëve të jashtme, ajo është një avokate e përlotur për angazhimin e shteteve mashtruese. Pak diplomatë , megjithatë, kanë ndjekur angazhime të tilla të moralizuara me mburrje. Në fjalët e Mogherinit, diplomacia me diktatorët nuk ka për qëllim tranzicionin e këtyre vendeve drejt shoqërive të hapura, por për të parandaluar konfliktet dhe të gjitha kostot.

Mjaft të marrësh udhëtimin e saj javën e kaluar në Kubë, një plantacion ku luhet maskarada e shtetit- komb. A e përdori Mogherini vizitën e saj për të bërë thirrje për vëmendje ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut, të aktivistëve ose për të drejtat e të burgosurve dhe familjeve të tyre? Jo,  Mogherini ishte në Kubë për të risiguruar një regjim që Europa të mos jetë përkrah Amerikës në embargon e tregtisë.

“E di shumë mirë sot për sot shumë njerz janë duke u përpjekur të izolojnë Kubën. Ne Europianët duam të tregojmë, përkundrazi, se ne jemi më afër se kurrë me ju”, tha Mogherini në ‘San Geronimo College’ të Kubës.

Si shpërblim? Muajin e ardhshëm, ministri për zhvillimin ekonomik në Kubë, do të marrë pjesë në një dialog të ngushtë në Bruksel për zhvillimin e lidhjeve të Europës me ishullin.

Veritas.com.al/