Grupi i BMW ka nje traditë të hershme në krijimin e të ardhmes së automobilave. Për to mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen, është ta krijojnë. . “Me BMW Seria 7 po krijojmë sot luksin e së nesërmes , kjo falë inovacionit të vazhdueshëm , komfortit dhe dizajnit modern, dinamik, të cilat janë impresionuese dhe efiçente” , është shprehur Chris Brow, i cili prezantoi BMW Seria 7 . Proporcionet dinamike, linjat preçize dhe sipërfaqet e skulpturuara: BMW Seria 7 tregon dizajnin tipik të BMW në formën më elegante.

inovacion2

Inovacion

Funksione si kontrolli i qëndrueshmërisë, dritat lazer dhe parkimi i telekomanduar, vendosën sërish në krye BMW si pioner në fushën e inovacionit të vazhdueshëm. Komandat me” touch screen”(prekje), janë vendosur për herë të parë në një automjet të BMW-së, të cilat komandojnë funksione të ndryshme që kanë të bëjnë me komfortin dhe zbavitjen. Pasagjerët në sediljet e pasme të automjetit shijojnë një hapësirë të bollshme dhe komforte. Kjo gjë i jep një dozë supreme relaksi, kënaqësie çdo udhëtimi. Dritat , me teknologjinë lazer , arrijnë të ndriçojnë deri në një sipërrfaqe prej 600 m, afërsisht dy herë më shumë se dritat e modeleve të mëparshme. Me përdorimin e kësaj teknologjie BMW përmirëson sigurinë dhe vizibilitetin gjatë natës.

inovacion

BMW Seria 7 vjen në katër variante:

BMË TwinPower Turbo 8-cilindra, motorr benzine.

BMW TwinPower Turbo inline 6- motorr benzine.

BMW TwinPower Turbo 4-cilindra motorr benzine me e-drive.

BMW TwinPower Turbo inline 6-cilindra motorr nafte.

Nga Jonel Lenja