Kaluan 15 ditë dhe më në funn Bob Dylan ka pranuar Çmimin Nobel në Letërsi, për cilin kishin thënë se “e kundërshtoi.
“Është e vështirë të besohet”, i tha këngëtari legjendë për gazetën “The Telegraph” në intervistën e parë vqë nga 13 Tetori. Ai tha se kjo që ndodhi me të është “e pabesueshme, e mrekullueshme. Një ëndërr si kjo nuk ka”.
Që kurse është shpallur fitues i çmimit Nobel, Dylan ka qëndruar në heshtje, thuajse i padukshëm. Akademia Suedeze ka insistuar sikur Dylan nuk pranon të hapë telefonin, ose e ka fikur fare. Por vetë Dylan si ç duket ra në krizë’ siç thotë ai “Çmimi Nobel më la pa fjalë”, i tha ai Akademisë. “E çmon kaq shumë nderin që më bëhet”, tha ai.
Sidoqoftë, Ceremonia e dhënies së Çmimit do të zhvillohet më 10 Dhjetor, në 75 vjetorin e krijimit. Dilemës “nëse do të paraqitet Dylan?”, vetë këngëtari është përgjigjur “Patjetër, me çdo mundësi”