CEO i Boeing i tha Presidentit të zgjedhur Donald Trump, të Mërkurën, se kompania e tij mund të ndërtojë një avion të ri Air Force One për një çmim më të ulët se çmimi që u përmend në fillim. Vendimi është marrë nga Boeing pas ankesave të Donald Trump mbi çmimin shumë të lartë që ishte propozuar.
Në fillim të këtij muaji, Trump bëri lajm në gjithë mediat për kundërshtimin ndaj kompanisë Boeing mbi çmimin shumë të lartë të aeroplanit të ri Air Force One.
Trump i bëri thirrje qeverisë që të anulonte kontratën dhe tha se çmimi i supozuar 4 miliardë dollarë, ishte jashtë arsyes.
Dennis Muilenburg,nga Boeing, i cili e takoi zotin Obama në resorin Mar-a-Lago, në Palm Beach, Fla., pas takimit i tha medias: “Ne do ta realizojmë për një çmim më të ulët se aq, dhe po punojmë së bashku që kjo gjë të ndodhë”.
Anthony Scaramucci,një këshilltar i Donald Trump dhe themelues i “SkyBridge Capital”, shkroi në Twitter rreth reduktimit të çmimit dhe e quajti këtë një“fitore e madhe për taksapaguesit”.
Donald trump takoi të Mërkurën edhe Marillun Heëson nga Lockheed Martin Corp., pasi kritikoi çmimin e F-35.
“Në përpjekje për të ulur koston… Por është një program shumë shumë i shtrenjtë”- iu tha Trump reporterëve.
/Veritas.com.al/