Detaje të reja kanë dalë nga operacioni ndërkombëtar i koordinuar nga Europol për zbërthimin e aplikacionit të kriptuar “Ghost” që çoi në dhjetëra arrestime në disa vende të botës për trafik droge, planifikim vrasjesh etj.
Mediat australiane shkruajnë se “aplikacioni “Ghost” në Australi përdorej për të koordinuar komunikimet sekrete të anëtarëve të një sindikate kriminale shqiptare”.
Konkretisht sipas mediave, një prej të arrestuarve nga Victoria, i dyshuar për trafikimin e cannabis me vlerë 1.2 mln dollarë, rezulton lidhje e krimit të organizuar shqiptar. Ai u vu në pranga gjatë operacionit ndërkombëtar që coi në dhjetëra arrestime në disa vende të botës përfshirë dhe Australinë.
“Për shkak të gjeografisë, afërsia e Shqipërisë me këtë zonë është shumë thelbësore dhe vendimtare për këtë lloj hetimi”, tha ai. “Pra, ne shpresojmë se do të jetë vetëm një fillim për bashkëpunimin e ri të zbatimit të ligjit” përmbylli Lando.