Paraditen e së shtunës, Kuvendi i Kosovës u kërcënua përmes një mesazhi se në objektin e tij ndodhet një mjet shpërthyes.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka bërë të ditur se alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ka rezultuar të jetë fals.

Ai ka thënë se në lidhje me këtë është pranuar një thirrje telefonike, ku një person ka folur me aksent siç është shprehur ai “nga shtetet jo mike”.

“Të gjitha njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, duke përfshirë edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes janë edhe njësitë përkatëse të K9 dhe për deminim, të cilët kanë bërë punën dhe ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rremë.”

“Patjetër se hetimet do të vazhdojmë sa i përketë prejardhjes së kërcënimit apo më mirë të themi thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim i cili ka qenë me zë mashkulli, në gjuhën angleze me një aksent që ne menojmë që është i shteteve jo mike, për momentin janë të gjithë këto informacione”, është shprehur ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *