( Zoti Soros raportohet se nuk ndodhej në shtëpi në kohën e shpërthimit)/
Skuadra për shpërthimin e bombave ka shpërthyer pakon e supozuar se ishte bombë pranë shtëpisë së multimiliarderit, George Soros.
Policia e Nju Jorkut kanë shpërthyer më sukses bombën në letër të gjetur në shtëpinë e biznesmenit miliarder, George Soros në shtetin e Nju Jorkut.
Pakoja u zbulua në kutinë postare nga një punonjës i zotit Soros i cili dha alarmin te autoritetet para se ta hidhte atë në pyllin pranë. Incidenti ndodhi të Hënën pasdite dhe tani po hetohet nga FBI.
George Soros është vazhdimisht nën kritika për mbështetjen që i jep kauzave liberale të majta.
Veritas.com.al/