Presidenti Trump më në fund I ktheu mbrapsht përgjigjen Robert De Niros pas fjalimit të tij ne Tony Awards . Trump i dha De Niros pseudonimin “I lajthitur” dhe e sulmoi atë si një “individ me IQ shume te ulët”.
Ja se çfarë ai ka postuar në Twitter:
“Robert De Niro, një individ me IQ shumë te ulët, ka marrë shumë goditje në koke nga boksierë të vërtetë në filma,” Trump shkroi të martën.
“Unë e pashë atë natën e kaluar dhe me të vërtetë besoj se ai mund të jetë “një i lajthitur i dehur “. Mendoj se ai nuk e kupton se ekonomia është më e mira që ka qenë ndonjëherë me punësimin që është në një nivel me te lartin e te gjitha kohërave dhe shumë kompani që kthehen përsëri në vendin tonë. Zgjohui i lajthitur! ”
Twetimi I Trump erdhi vetëm disa ditë pasi De Niro bërtiti, “f-k Trump” duke mbajtur një fjalim në Tony Awards të së Dielës.
“Unë vetëm do të them një gjë,” tha De Niro.
“F-ck Trump!”, Ai bërtiti ne një sjellje provokuese dhe sfiduese, duke mos u kujdesur që CBS ishte ‘live’ në transmetim te drejtpërdrejtë dhe pa censurë.
Kur auditori i çuditur shpërtheu në një përzierje të qeshurash dhe gulcimesh, ai pushoi pak dhe më pas vazhdoi me, “Nuk është më ”poshtë Trump.” Është ‘f-ck Trump!’ ”
Ai pastaj pompoi të dy grushtet lart ndërsa mori një lavdërim nga “liberalët e dashur” në salle.
Jemi të kënaqur që Trump ngrihet për veten kundër humbësve si De Niro.
Veritas.com.al/