“Mirëpresim Shqipërinë si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje” kështu shkruhet në llogarin zyrtare në X të e “Bordit të Paqes” të themeluar nga Presidenti amerikan, Donald Trump, ku janë publikuar të gjithë shtetet pjesëmarrëse.
Shqipëria u ftua në Bordin e Paqes, nga Presidenti i SHBA, Donald Trump përmes një ftese personale drejtuar kryeministrit Edi Rama.
Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë organizatë u miratua edhe në Parlamentin e Shqipërisë me votat e mazhorancës dhe opozitës.