IZRAEL- Shqipëria është e nderuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministri e Izraelit Benjamin Netanyahun.

Ai theksoi se Shqipëria do të japë mbështetjen dhe do luajë rolin e saj në Bordin e Paqes, që mes tjerash synon stabilizimin e Gazës.

“Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë e Bordit të Paqes, themeluar nga presidenti Trump dhe e shoh këtë ftesë jo vetëm si një njohje, por edhe përgjegjësi morale.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet përfshi planin e paqes për Gazën të presidentit Trump dhe do të luajmë rolin tonë brenda forcës ndërkombëtare për stabilizimin e Gazës.“, tha  Rama/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *