Komuniteti mysliman britanik i ka kërkuar Partisë konservatore të hapë një hetim të brendshëm mbi ” islamofobinë ne rritje” midis radhëve të Tory-s

Nga: Gerry Freda /

 

Boris Johnson, ish-ministër i punëve të jashtme të Madhërisë së Saj, është kritikuar ashpër nga opozita laburiste dhe nga komuniteti mysliman britanik për “deklaratat e tij Islamofobe”.

Johnson kohët e fundit kishte mbajtur qëndrim kundër vellos islamike, duke evidentuar “anomalinë” e këtij zakoni.

Në një editorial të botuar në Daily Telegraph, udhëheqësi konservator flamurtar i lëvizjes pro Brexit përsëriti papajtueshmërinë me vlerat perëndimore të disa traditave jo-Europiane: “Shoqëria Angleze nuk mund të tolerojë që, brenda saj te lulëzojnë tradita te papajtueshme me parimet themelore të kulturës perëndimore. Një nga traditat më të çuditshme të importuara në Mbretërinë e Bashkuar në vitet e fundit është ajo e velit islam.

Gratë muslimane që mbajnë hixhabe ose niqabë ngjajnë me kuti postare ose, më keq, me grabitës te bankave. Vlerat tona nuk mund të bashkëjetojnë pranë me tradita mijëra vjet drite larg nga sfondi kulturor perëndimor. Një shoqëri qesharake është ajo që nuk bën te respektohet dhe lë te gllabërohet nga komunitetet agresive etnike jo-evropiane. “Johnson përfundoi editorialin duke përgëzuar kulturën greko-romake, të përcaktuar nga ish-ministri një fener i vërtetë i qytetërimeve progresive “.

Fjalët e eksponentit konservator menjëherë nxitën një valë polemikash në Mbretërinë e Bashkuar. Deklaratat e udhëheqësit të “Brexit-ersve” u dënuan kryesisht nga parlamentarët e së majtës dhe nga bashkësia myslimane. Naz Shah, “Ministri ne hije” laburist për Mundësi të Barabarta,i ka etiketuar një “fyerje raciste” thëniet e Johnson. Shah pastaj ka thënë: “.Është shumë e rëndë që një sulm i kësaj shkalle të fesë islame  është përcjellë nga një gazetë e rëndësishme kombëtare”

Jeremy Corbyn, udhëheqës i se majtës, aktualisht i akuzuar se i ka imponuar Laburisteve një “kthim anti-semitist“, i bëri thirrje kryeministres May për t’i drejtuar “falje zyrtare” myslimanëve britanikë. Këshilli Mysliman i Britanisë (Mcb) i ka kërkuar Partisë konservatore hapjen e një hetimi të brendshëm që ka për qëllim ndëshkimin e sjelljes “islamofobe” te anëtarëve te kësaj të fundit: “Sulmet verbale ndaj komuniteteve tona nga eksponentë të rëndësishem te Tory-t janë duke u  rritur me një ritëm shqetësues. Ne jemi vazhdimisht të akuzuar për sulme ndaj vlerave themelore të kombit. Kryeministrja May duhet të bindë udhëheqjen e partisë së saj për të pasur një hetim mbi islamofobinë në  rritje midis radhëve të Tory-t. Politikanët britanikë duhet të adoptojnë një gjuhë te përgjegjshme.  Nuk duhet të përsëriten sloganet e së djathtës ekstreme”.

Në favor të hapjes se hetimeve të brendshme është shprehur tashmë Sayeeda Warsi, anëtare e Dhomës së Lordëve për Partinë konservatore: “Procedimet sanksionuese kundër  përgjegjësve për sulmet ndaj fese Islame duhet të jenë të shpejta dhe transparente. Tory nuk mund të përfshijnë ne radhet e saj subjekte raciste dhe jotolerante . ”

Boris Johnson ende nuk i është përgjigjur akuzave të bëra nga e majta dhe MCB. I forte ne një rritje te konsensusit popullor, ish-ministri aspiron ta zëvendësojë Theresa May-in në udhëheqje të vendit. Kundërshtarët e tij e akuzojnë atë se është i lidhur fort me Steve Bannon, ideolog amerikan i të djathtës amerikane dhe ish këshilltar i Donald Trump.

Veritas.com.al/