Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar miliarderin dhe bosin e Samsungut, Lee Jae-yong me pesë vjet burgim, për korrupsion.

Zoti Lee ishte akuzuar për mashtrim në skandalin që kishte përfshirë edhe kallëzimin ndaj ish- presidentit të Koresë së Jugut.

Zoti Lee, i cili i mohoi të gjitha akuzat, ishte përballur me një dënim prej 12 vjet në burg.

Gjithashtu i njohur si Jay Y Lee, ‘de facto’ kreu i prodhimit më të madh të smartphone, është ndaluar që të premten për shkak të një hetimi mbi korrupsionin.

Ai është akuzuar se i ka dhënë donacione prej 36 milionë dollarë një fondacioni jo përfitues që drejtohet nga Choi Soon-sil, një mik i ish- presidentit të Koresë së Jugut, Park Geun-hye, që u kthyen në favore politike.

Veritas.com.al/