(Foto: Gazetari Sherif Ramabaja qe shpiku intervisten)
Një intervistë e Edi Ramës botuar në portalin “Bota Sot” rezulton të jetë e rreme. Kryeministri ka reaguar ashpër pasditen e sotme duke u shprehur se ky është një maskarallëk mediatik.
Rama thekson se intervistën në fjalë nuk ia ka kërkuar askush dhe as e ka dhënë për median në fjalë.
“Paskam dhënë një intervistë që nuk ma ka bërë askush dhe as ia kam kërkuar askujt!
Ky është një nivel i ri i maskarallëkut mediatik në këtë kohë pandemie gënjeshtrash, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale” – thotë Edi Rama teksa publikon adresën e intervistës së rreme.