Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për arrestimin e ish-ministrit Ilir Beqaj. Sipas Braçes, PS ka mbajtur dhe po mban përgjegjësi morale duke mos u bërë mburojë e askujt. Por nga ana tjetër ai tha se eshte e patolerueshme qe drejtesia hesht perballe vrasjeve si 21 janari apo Gerdeci.

Erion Braçe: Sa kohë bëhet fjalë për vjedhje duhet të shohim një informacion më të zgjeruar se ai që kanë dhënë mediat.

Patjetër që reforma për këtë u bë, për të mbajtur përgjegjësi zyrtarët që abuzojnë me ligjin, pavarësisht fuqisë politike apo ekzekutive që ka. Dua t’ju sjell në vëmendje që ende nuk ka përgjegjës për 21 janarin, ku janë vrarë njerëz, për Gërdecin ku janë vrarë njerëz, jo më për ata që kanë vjedhur. Kjo është më e rëndë