(FOTO: Francoise Amiridis, gruaja e ambasadorit grek, në momentin e ndalimit nga Policia)/
Policia në Rio de Janeiro ka ndaluar gruan e ambasadorit grek dhe tre persona të tjerë si të dyshuar në vrasjen e tij.
Ambasadori Kyriakos Amiridis, ka humbur kontaktet që ditën e Hënë.
Trupi i tij u gjet në bagazhin e jë makine të djegur në rrethinat e Rio de Janeiro, ditën e Enjte.
Policia dyshon se zoti Amiridis, 59 vjeç, është viktimë e “krimit të pasionit”. Gruaja e tij braziliane, Francoise Amiridis, dhe një polic i zonës po merren në pyetje.
Policia në Rio po punon duke supozuar se zonja Amiridis kishte një lidhje jashtë- martesore me policin e ndaluar dhe kishte punuar në fshehtësi për vrasjen e të shoqit- raportojnë mediat vendase.
Çifti kishte 15 vjet që jetonin së bashku dhe kishin një vajzë 10 vjeçe, sipas televizionit lokal, RJTV.
/Veritas.com.al/