Policia në Shqipëri thitë se kanë rritur masat e sigurisë në vend pas sulmeve terroriste dhe kërcënimeve mbi Europë.
Në një deklaratë të të Enjtes, Policia tha se ka shtuar prezencën në qytete dhe ka bërë hapa përpara në sigurinë duke shtuar numrin e forcave të policisë në evente të ndryshme, në turma të mëdha, në qendra tregtare, në selitë diplomatike deh banesat e diplomatëve.
Është rritur monitorimi edhe për pikat e kalimit kufitar dhe kufirin shtetëror në përgjithësi.
Njoftimi i Policisë thotë, gjitahshtu se oficerët e anti-terrorit “po punojnë intensivisht për të mbajtur nën kontroll persona me rrezik, ose ata me tendenca radikale dhe lidhjet e tyre”.
Shqipëria me maxhorancë Myslimane dhe me një masë të kufizuar Kristianësh në minorancë, nuk ka qenë objektiv i ndonjë sulmi terrorist deri tani- shkruan Breitbart News.
Veritas.com.al/