(FOTO: Pamje nga ngjarja)/
Pesë persona kanë mbetur të vrarë dhe të paktën 12 të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave në Aeroportin Fort Lauderdale–Hollywood në Florida, sonte, e Premte, konfirmojnë autoritetet. Sherifi i Broadward konfirmoi përmes tëitter se shumë janë të vrarë dhe një është i ndaluar.
Sipas dëshmitarëve ngjarja ka ndodhur në Terminalin 2, në zonen e tërheqjes së bagazheve.
Një dëshmitar tha për NBC News se personi i armatosur është qëlluar nga policia në më pak se një minut pasi nisi të qëllojë mbi njerëzit.
“U çarmatos nga policët”- tha Mark Lea nga Minneapolis.
“E tëra ishte një skenë absolut surreale,” tha ai.
(Continued)
/Veritas.com.al/