Kërcënimi i terrorit në Mbretërinë e Bashkuar është ngjitur në nivelin më të lartë ‘kritik’ pas sulmit terrorist në staciionin e trenit Person Green, ka thënë kryeministrja May.
Theresa May tha se kërcënimi është rritur nga ‘i ashpër’ në ‘kritik’, duke nënkuptuar se një sulm terrorist pritet menjëherë.
Një ‘pajisje shpërthyese e eimprovizuar’ ka shpërthyer në stacionin Parson Green.
Po vazhdon gjuetia ndaj personit që vendosi bombën, prapa të cilit ndodhet i ashtuquajturi Shtet Islamik.
Zonja MAy tha se ushtria duhet të sigurojë mbështetjen ndaj poicisë, ti zëvendësojë në detyrën e rojeve në vende të sigurta që nuk janë shumë aksesible për publikun.
Ajo tha: “Publiku do të shikojë më shumë policë të armatosur në rrjetin e transportit dhe në rrugët tona, duke siguruar mbrojtje ekstra.
Veritas.com.al/