Qendrat e votimit janë hapur sot në mëngjes dhe votuesit u janë drejtuar qendrave të votimit. Sot zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në Britani, të konsideruara si më ‘krucialet’ e dekadave të fundit.

Kutitë e votimit u hapen në ora 07:00 BST në më shumë se 40,000 qendra votimi në gjithë vendin. Numërimi i votave do të fillojë menjëherë sapo të mbyllen kutitë, në ora 22:00 BST.

Sot do të zgjidhen 650 anëtarët e Westminster, nga rreth 46.9 milionë qytetarë të regjistruar për të votuar.

Ky është një numër i rritur nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2015, i cili ishte vetëm 46.4 milionë votues të regjistruar.

Veritas.com.al/