Top- eurokratët kanë frikë nga fitorja e Marine Le Pen si presidente e Francës; ata mendojnë se pas kësaj fitoreje BE nuk do të mbijetojë.
“Nga pikëpamja e Komisionit Europian, ”suksesi i Marine Le Pen është një katastrofë dhe kërcënim thelbësor për projektin Europian”, tha një zyrtar i lartë i organeve ekzekutive të pa zgjedhura nga blloku”, tha Politico.
“Ne mund të mbijetojmë pas një Brexit, por jo pas një Frexit.”
Zonja Le Pen ka pak kohë që ka ndaluar të mbështesë hapur largimin e Francës nga BE, por ka premtuar një politikë ekonomike “France First” sapo të marrë postin e Presidentit; që do të shtojë taksat mbi kompanitë që transferojnë bizneset jashtë vendit dhe do të ri-prezantojë monedhën franceze (frank) në të gjithë zonën pan- Europiane, në Gjermaninë e dominuar nga monedha euro, e cila mund të rrëzojë keq ligjin e BE.
Veritas.com.al/