Një stuhi e fuqishme ere dhe bore përfshiu Bulqizën. Temperaturat janë me disa gradë nën zero dhe lëvizja në qytet thuajse u paralizua.
Bora arriti deri në 10 centimetra në pak minuta; por më e rrezikshme është ngricave dhe era e fortë.
Në Kukës, reshjet e borë u rikthyen në mëngjes me intensitet të lartë, ndërsa temperaturat zbritën deri në minus 2 gradë në mëngjes.
Në rrugën e Kombit ka dëborë dhe prezencë akulli, por lëvizja po vijon.
Qarkullimi nuk është ndërprerë as në rrugët e tjera, që lidhin Kukësin me Hasin Peshkopinë e Pukën.
Në qarkun e Kukësit bora varion nga 5 cm në qytet, deri në 50 në zonën e Valbonës.
Prej ditës mërkurë reshjet e dëborës u rikthyen edhe në Dardhë të Korçës, ku arriti disa cm trashësi.
Veritas.com.al