Burri i ish kandidates për zëvendës presidente në Shtetet e Bashkuara, Sarah Palin, ka plotësuar dosjen për divorc, sipas medias amerikane.

Letrat në dosje, nga Anchorage, Alaska, ditën e premte e identifikuan çiftin nga inicialet e emrave, por dita e lindjes dhe e martesës ishin të njëjta me ato të çiftit Palin.

Raportohet se dosja është plotësuar nga Todd Palin, ku citohet se arsye për divorcin është ‘mospërputhje e temperamenteve’.

Palinët, të dy nga 55 vjeç, janë martuar në vitin 1988 dhe së bashku kanë pesë fëmijë.

Në dokumente përmendet “një mospërputhje temperamentesh mes dy palëve është e tillë saqë e gjejnë të pamundur që të jetojnë së bashku si burrë e grua’.

Ata e kanë gjetur me vend që të përdorin inicialet në vend të emrave të plotë- SLP për Sarah Louise Palin dhe TMP për Todd Mitchell Palin – por identifikohen nga data e martesës dhe e lindjes së palëve në çift si dhe nga data e lindjes e fëmijës së vogël, Trig Palin.

Ata po kërkojnë për kujdestarinë e përbashkët ndaj fëmijëve, sipas dokumenteve.

Veritas.com.al/