Buxheti i vitit 2025 është trefish më i madh se ai i vitit 2013, sipas kryeministrit Edi Rama.
Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, Rama u shpreh se rritja ekonomike ka sjellë rritje të buxhetit, çka mundëson më shumë para për kategori të caktuara.
Ndër të tjera, Rama shtoi se mazhoranca uli borxhin, teksa është fondi i pagave për sektorin publik ka shkuar në 1.3 miliardë euro.
“I gjithë fondi për shpenzimet publike, ishte 3.2 miliardë euro, në buxhetin e 2025 është 8.2 miliardë euro, trefish. Kur kam ardhur në këtë sallë për të paraqitur buxhetin e parë, 105 mijë familje me ndihmë ekonomike, prisnin prej muajsh pagesën e tyre, sepse shteti i kishte kthyer kurrizin, ishte krrusur nga barra e borxheve.
Borxhi mbi 70%, më i larti në rajon. Buxheti ynë i parë kishte bonus për pensionistët 20 mijë lekjë të vjetra. Për bonus për bebet e prosalindura, nuk bëhej fjalë. Sot, flasim jo vetëm për 100 milionë euro bonus vetëm për pensionistët, me buxhetin e këtij viti, është një pension i 13-të prej 150 eurosh dhe flasim për një fond të ri që do të krijojmë javët në vijim, pranë Bankës së Shqipërisë. Do ta mbajmë për çdo pranverë, në funksion të ndarjes me pensionistët, nga ajo që do të vijë nga rritja ekonomike. Kemi financuar mbi 145 milionë euro për bebet e porsalindura dhe 22 milionë euro janë në buxhetin e ri. E kemi rritur ekonominë tre fish në këtë dekadë, kemi ulur borxhin publik me 15 pikë përqindje, më i ulëti në rajon.
E kemi nisur fondin e pagave në sektorin publik, 500 milionë euro, fondi i pagave është 1.3 miliardë euro. Nga një pagë minimale 165 euro, kemi pagë minimale 400 euro. Kemi sot pagë mesatare 751 euro. Kemi sot pagë mesatare në sektorin publik 900 euro. Të gjitha të rritura afro dyfish e gjysmë.”, theksoi ai./
Komente