Nga Laert Skiro/

Prej kohësh po bëhej pyetja se “si po reziston” kaq shumë opozita e përbashkuar me disa parti pa shfaqur një “të çarë”? U duk se të gjithë ishin në një fjalë, në një princip e në një “besë”.

Mirëpo sot, jo Çadra reale, por “varka” e opozitës është çarë, dhe protesta ka marrë “ujë”. Kryetari i Partisë me disa iniciale “Zh Zh Zh”, emri i të cilës nuk mbahet mend lehtë; por që dihet se ka për kryetar Dash Shehin; sot ka “çarë” koracën e protestës së Opozitës.

I pyetur nga televizioni “24 News”, kryetari i Partisë opozitare, aleate me PD, ka thënë se “në qoftë se maxhoranca nuk do të pranojë “qeveri teknike”, atëherë do të pranohej një zgjidhje tjetër: Marrëveshje nën  praninë e ndërkombëtarëve”.

Mendimi i parë që vjen pas deklaratës është se “brenda opozitës hyri Kali i Trojës”. Prej kohe është thënë se “qeveria do ta gjejë një zgjidhje”. Në qoftë se qeveria ka futur në kurth aleatët e Opozitës, atëherë këtu merr fund gjëja. Dash Shehi është i njohur për kompromise të menjëhershme, dhe me çmim të ulët- gjë që qeveria me sa duket e konsideron. Kryetari i Partisë  me “ZH…”, në publik njihte si djathtist dhe opozitar me qeverinë e majtë; por në fakt nuk ka qenë kështu. Kohët e fundit qeveria i shkarkoi nga detyra gruan e tij që mbante një post mjaft të lartë në administratë. “Shuplakën” e qeverisë, zoti Shehi me siguri e ka marrë si “qortim” që të kthejë sytë nga qeveria. Mund të ndodhë që gruaja e tij të marrë një post tjetër drejtori…

Por nuk ka shumë rëndësi pse ndodhi kjo; ajo që ndodhi- ndodhi: Opozita sot është “thyer” në një nga tabutë e saj.

Tabu e Opozitës është “qeveri teknike”. Përderisa një anëtar i koalicionit qeveritar thotë se “në qoftë se qeveria nuk pranon”, atëherë fjalët “në qoftë se “ kanë thyer tabunë. A mund të ecë më tej opozita pa “tabunë” e vet? Kjo është e vështirë.

Por edhe zgjidhja që propozohet nga zoti Shehi, është krejt në favor të qeverisë. Ai propozon arrëveshje me “ndërkombëtarët”. Këtë do edhe qeveria. Sepse ndërkombëtare është ambasadorja Vlahutin e BE- një misionare dhe m,militante e qeverisë. Në dorë të saj opozita do të shikonte vetëm skëterrë… Ndërkombëtar janë ambasadorët e tjerë, mes të cilëve Lu, që për një vit të tërë nuk thanë asnjë fjalë për kultivimin e drogës… Ndërkombëtar është presidenti francez Holande që për vete po largohet me turp, por që kërkon të mbajë me thonj të korruptuarit në Ballkan; ai e dekoroi Ramën si karshillëk ndaj mizerabilitetit të qeverisjes shqiptare.

Ndërkombëtarë janë këta që kërkojnë ta shporrin opozitën, mes të cilëve liberalët dhe elitat e dështuara të BE. Ndërkombëtar është edhe vetë George Soros që lidershipi i Opozitës dhe forcat djathtiste në Perëndim po tregojnë se ai e projektoi krizën e tmerrshme edhe të këtij vendi…

Opozita po tregon gatishmëri që të bjerë në duar të tyre.

Një nga anëtarët e koalicionit e shpalli këtë, vetë zoti Shehi.

/Veritas.com.al/