Gjyqtarja Elona Toro do të shqyrtojë kuvendin e PD të 11 dhjetorit në Apel. Gjyqtarja Elona Toro do ta gjykojë çështjen në trup gjykues me Gjyqtare Edlira Petrin dhe Gjyqtar Genti Shalën.
Toro do të shqyrtojë kërkesën e Rithemelimit, për të mos pranuar ankimimin e bërë nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me trup gjykues të përbërë nga gjyqtar Agron Zhukri, vendosi më 25 mars të regjistrojë vendimet e marra në Kuvendin e 11 dhjetorit, të drejtuar nga Komisioni i Rithemelimit. Më 4 prill, kundër këtij vendimi paraqiti ankim Enkelejd Alibeaj, i cili kërkoi prishjen e vendimit. Por më 16 maj, Komisioni i Rithemelimit depozitoi kundërankim, ku kërkon rrëzimin e ankimit të Alibeajt.