Të enjten në “Tucker Carlson Tonight” të Fox News Channel, drejtuesi Tucker Carlson ka dënuar korpusin e shtypit të Uashington D.C, për trajtimin e hetimit të Departamentit të Drejtësisë, kryesuar nga Robert Mueller, në vigjilje të lëshimit të raportit të gjeneruar nga hetimi.

Carlson akuzoi mediat që gënjyen publikun amerikan dhe ofroi shembuj gazetarësh që përgëzonin veten për raportimin pavarësisht raportit që theksonte se skishte marrëdhenie midis fushatës së presidentit Donald Trump në 2016 dhe Rusisë.

Ai e quajti trajtimin e publikimit të Raportit te Mueller-it” poshtëruese” për trupat e shtypit të Shtëpisë së Bardhë.

“Këta janë fëmijë histerikë,” tha Carlson. “Ata nuk duhet të jenë në gazetari, por ata janë. Në fakt, ata drejtojnë gazetarinë dhe nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga pushteti i tyre. Raporti i Mueller-it është ndoshta gjëja më poshtëruese që ka ndodhur ndonjëherë në korpusin e shtypit të Shtëpisë së Bardhë në historinë e këtij vendi. Pra, si kane reaguar sot gazetarët në Uashington kur më në fund doli raporti? Epo,kane bërë atë që dine te bëjnë më mirë – kane njohur veten. ”

Pas deklaratës së Carlson, Trump e theksoi atë në Twitter.

Veritas.com.al/