Lideri Catalan, Carles Puigdemont thotë se rajoni ka fituar të drejtën e shtetësisë pas referendumit të kontestuar të të Dielës, i cili dëmtuar nga dhuna.

Ai tha se është hapur dera për shpalljen e njënashme të pavarësisë.

Qindra njerëz u plagosen teksa policia Spanjolle u përpoq të bllokonte votimin.

Qeveria Spanjolle është zotuar të ndalojë votimin që ishte shpallur i pa ligjshëm nga Gjykata Kushtetuese.

Oficerët e policisë ndaluan disa njerëz që të votonin dhe konfiskuan disa fletë dhe kuti votimi në qendrat e votimit.

“Me këtë ditë shprese dhe vuajtjesh, qytetarët e Catalonias kanë fituar të drejtën e një shteti të pavarur në formën e republikës”, tha zoti Puigdemont në një fjalim në televiziion, i rrethuar edhe nga liderë të tjerë Catalan.

“Qeveria ime, në ditët e qrdhshme do të dërgojë rezultatin  e votimit të sotëm në parlamentin Catalan, ku vendoset sovraniteti i popullit tonë, kështu që mund të veprojë sipas ligjit të referendumeve”.

Ai tha se Bashkimi Europian nuk mundet më “që të vazhdojë të ëkrkojë rrugë tjetër”.

Veritas.com.al/