Lideri i shkarkuar Catalan, Carles Puigdemont nuk do të kthehet në Spanjë për t’u përgjigjur akuzave të ngritura ku përfshihet edhe rebelimi- tha avokati i tij belg.

Duke folur për ‘the Associated Press’, avokati Paul Bekaert pohoi se zoti Puigdemont në vend të Spanjës, do të përgjigjet në Bruksel ku ndodhej që të Hënën.

Ai është thërritur në Gjykatën e Madridit ditën e Enjtë, së bashku me 13 deputetë.

Ata përballen me akuza ku përfshihen k’ kryengritje’ dhe ‘keqpërdorim i fondeve publike” gjatë muajve të fundit të referendumit për pavarësi.

Prokurorët spanjoll mund të urdhëronin arrestimin e tyre nëse nuk paraqiten në gjykatë për të dhënë shpjegime.

Por zoti Bekaert i tha medias gjermane dhe belge se klienti i tyre do të “presë dhe të shikojë” mbi reagimin e mëtejshëm të autoriteteve spanjolle para rikthimit për shkak të ‘rrezikut të lartë” që mund ta ndalojnë.

Ai gjithashtu tha se do të luftojë kundër çdo urdhri për ekstradim nga qeveria kombëtare e Spanjës.

Veritas.com.al/