(FOTO NGA AP/ Publikuar nga ‘The Economist’)

“Çdo idiot me një hartë dhe me një pushkë në dorë, nis të eksitohet”. Kështu e nis shkrimin për Kosovën dhe Ballkanin‘ The Economist.

“The Economist”, shkruan se Ideja për shkëmbim të territoreve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje përfundimtare e dialogut ndërmjet dy shteteve, mund të nxisë konflikte politike brenda Kosovës.

Sipas “The Economist”, nëse Kosova dhe Serbia do të kufizojnë kufijtë e tyre në linja etnike, atëherë një gjë e tillë do shkaktonte ndryshime të mëdha dhe do ta destabilizonte gjithë Ballkanin.

Në këtë shkrim thuhet së implementimi i një ideje të tillë, mund të nxiste edhe vendet tjera të rajonit për ndryshime të kufijve.

”Kur Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Çekosllovakia u shpërbënë në vitet 1990, shtetet pasardhësve të tyre dolën brenda kufijve ekzistues. Por nëse Kosova dhe Serbia riorganizojnë kufijtë e tyre në linja etnike, kjo do të ishte një ndryshim i madh dhe ndoshta destabilizues për rajonin. Kjo do të thoshte, për shembull që lideri serb i Bosnjës mund të ngrinte kërkesat e tij për pavarësi duke argumentuar se kufijtë e vjetër të Jugosllavisë tashmë ishin shkelur dhe kështu Bosnja mund të ndahet. Kjo do të rrezikonte një luftë të re”, shkruan “The Economist”.

Veritas.com.al/