(FOTO: Ky është takimi)/

Atmosfera në të cilën po mbahet takimi i iniciuar nga disa palë evropiane bisedimesh, dhe nën përgjegjësinë e Presidentit të Republikës, është thuajse e ngrirë. Kryeministri Rama ka ardhur në takim me prepotencën qeveritare duke thënë se “keni frikë nga Drejtësia”, ndërsa kryetari i Opozitës ka ardhur me kërkesën e palëkundur “qeveri teknike dhe zgjedhje të lira”.

Takimi mes qeverisë dhe opozitës mbahet në kulmin e një proteste 75 ditore të Opozitës, e cila kundërshton ‘zgjedhjet farsë’ nënë ‘pushtetin e drogës dhe të krimit. Opozita ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen vetëm nën një qeveri teknike. Kryeministri Rama nuk e ka pranuar kurrë këtë opsion.

Ftesa për dialog e Presidentit Nishani i shërben zgjidhjes së krizës politike në vend. Zgjedhjet e përgjithshme të dekretuara për 18 qershor mund të mos mbahen në këto kushte ose mund të mbahen dhe të jenë të pavlefshme, duke prodhuar një krizë tjetër të anarkisë.

Pyetja shtrohet: A do të ketë vallë rezultat ky dialog?

Përgjithësisht, orët e mëngjesit i ka mbuluar dyshimi dhe skepticizmi rreth fatit të dialogut.

Ish- kryeministri socialist, Majko, ka postuar një status në Faacebook ku paraqet një armë zjarri kallashnikov me të cilën thotë se nuk do të ketë paqë. Ndërsa kryetari i partisë së re LIBRA, Blushi, ka postuar një video me një lojë të vjetër fëmijësh ku secili gjuan me shpullë tjetrin. Pamja është vërtet e padenjë, por siç duket edhe rezultati i takimit do të jetë i tillë.

/Veritas.com.al/