(FOTO: Aktori Sejfulla Myftari, “Cekja”)/

Aktori Sejfulla Myftari, që vetëm njerëzit e afërt e njohin me këtë emër, është detyruar të dalë në pension. Ai njihet si Cekja, për shkak të një personazhi që ka performuar shumë vite të shkuar me emrin “Cekja”. Por sidoqoftë Cekja mbeti si emër arti i njohur botërisht.

Cekja jeton në Berat dhe ishte i punësuar në Teatrin e qytetit. Me një urdhër të fundit të kryetarit të Bashkisë, Cekja ka ndërprerë marrëdhëniet e punës me Teatrin dhe i është akorduar pension.

Vetë Cekja e ka pritur shumë keq këtë vendim të kryetarit të Bashkisë.

Gjatë një bisede në një program televiziv, Cekja thotë që në fillim se “ndihem i fyer që si artist kryetari i Bashkisë më nxori në pension”.

-Paske diçka me kryetarin e bashkisë?, e pyet gazetarja e emisionit

-Po, kam, thotë Cekja, dhe dua ti them për herë të parë në emisionin tuaj

-Çfarë?, pyet gazetarja.

Cekja: Dua t’i them se një kryetar bashkie që nuk di të administrojë vlerat artistike të qytetit, për mua është keqardhje e madhe. Unë nuk duhet të dilja në pension, unë një jam dhe ai nuk diti të më mbajë.

/Veritas.com.al/