Nga Sali Berisha/

“Ndikim për marrëveshjen pati përfaqësuesi i qeverisë amerikane, Hoyt Yee. Tek të dyja palët. Zotëria- thelbin e tha në media. Pasi ua tha juve, na e tha dhe neve. Ai tha: “Ne i njohim opozitës denoncimin drogës dhe të korrupsionit, por ne nuk jemi të bindur te motivet e opozitës për bojkotin e zgjedhjeve”.

Yee shtroi këtë platformë.

Bazuar në këtë platformë u takua me Ramën. Bazuar në këtë platformë i tha Ramës se opozita ka arsye të saj për zgjedhjet dhe ti duhet të gjesh marrëveshje. U takua me Lulzim Bashën dhe i tha “T’i njohim çfarë ke bërë, por jo këtë të zgjedhjeve” – tha Berisha.

“Yee ndenji 90 minuta me Ramën. Pastaj u takua me Bashën. Foli dhe me mua në telefon. Kur opozita deklaroi se do ta pranonte këtë marrëveshje. Kjo e kapi Ramën në befasi.

Çfarë ndodhi nga takimi i Elbasanit deri në takimin e partive të vogla- nuk keni për ta marrë vesh. Për t’i bërë presion një qeverie “që nuk t’i njoh zgjedhjet” është e lehtë. Edi Rama kur kaloi tunelin e Elbasanit sikur kaloi ylberin. Sepse në fillim ai i çonte SMS Metës dhe Idrizit që të mos shkonin, dhe në fund shkoi vetë të gjente marrëveshjen”-

(Biseda sonte në “Studioe Hapur” në News 24)