Sot është mbajtur ceremonia e nderimit të Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha, për të cilin është vendosur një yll mes yjeve të Murit të Kujtesës së Policisë së Shtetit.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se shteti i kishte garantuar ndihmë ekonomike familjes së Saimir Hoxhës dhe se nuk do ju mungonte asgjë përveç mugesës së Saimirit prezencën e të cilit, kryeministri tha se nuk e zëvendësonte dot askush.
Është një kohë e gjatë që kur është vendosur ylli i mëparshëm dhe në një kuptim është lehtësim që në të gjithë morinë e atyre yjeve në atë mur, në këto vite, numri i rasteve tragjike është më pak se gishtat e një dore, por nga ana tjetër, statistika nuk ka asnjë rëndësi se qoftë një jetë e vetme vlen sa të gjitha jetët kur ajo humbet. Unë nuk dua të zgjatem se besoj që ky shi që po bie rrëmbyeshëm i thotë më mirë se të gjitha fjalët, ndjenjat tona në këtë moment që jemi mbledhur, por ndjej një lehtësim kur mendoj se fëmijët e dëshmorit nuk do të jenë vetëm dhe ne do të përkujdesemi për ta, siç kemi nisur që dje deri kur ata të arrijnë moshën e pjekurisë dhe të jenë të gatshëm për të dalë me këmbët e tyre në jetë.
170% e pagës për fëmijët nuk thotë asgjë, por as ato 50 milion lekë që i akorduam familjes nuk thotë asgjë në raport me humbjen, por është lehtësim të mendosh se fëmijët do të jenë të shoqëruar jo vetëm nga nëna e gjyshi, por edhe shteti.