Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij, tha se Ismail Kadare e ngjiti letërsinë shqipe në panteonin e mbarë botës.

Po ashtu ai rrëfeu një bisedë të shkurtër që ka bërë me të ndjerin , ku tregoi se e ka pyetur përse nuk shkruan më. Kreu i qeverisë tha se “Kadare i tha të gjitha ato që kishte për të thënë”.

“I dashur Ismail, më duhet të falënderoj  më dhe përgjigjen që ma dhe në të  gjallë. Më ke thënë ‘nuk shkruaj më’. Kur pyesja pse, më the ‘i kam thënë të tëra’. Jam i bindur se Kadare i tha të tëra. Jam i sigurt që kky vend nuk do rreshte së përsërituri gjithçka Kadare tha për të. Ismail Kadareja e meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm  tija, jo vetëm e dëshmorëve, nuk ishte dëshmor dhe nuk kishte dëshirën për të rënë dëshmorë. Jo bashkë me vëllezërit Frashëri, që ishin ndër të paktët që i donte dhe i respektonte.”, u shpreh Rama.