Florenc Doka i socialistëve do jetë kryetari i ri bashkisë së Cërrikut me mbi 66 përqind të votave. Por ndërsa kjo fitore nuk është surprizë, humbja e PD është befasuese.
Kandidati i saj ka marrë 1888 vota, diçka më shumë se 600 vota nga vendi i tretë, kandidati i partisë “Shqipëria Bëhet”.
Edhe këtu pjesëmarrja e ulët ka ndëshkuar Partinë Demokratike, e braktisur masivisht nga ish-votuesit e saj.