TIRANË– Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi është paraqitur këtë të martë në SPAK.

Pas daljes nga SPAK, Topi konfirmoi se është pyetur për çështjen e 21 janarit, ndërsa nuk preferoi të ndante detaje për media.

“Kisha një thirrje nga Prokuroria e Posaçme për çështjen e 21 janarit. Për të dëshmuar atë çka di unë, pasi kam qenë në atë kohë kryetar shteti. Unë kam folur për 21 janarin, në respekt të transparencës me publikun, por sot duhet të kuptoni që duke dalë nga ky institucion meqenëse është në proces hetimi, mjafton t’iu them vetëm kaq”, tha ai pasi doli nga SPAK.

Ai ka deklaruar më herët se ishte i gatshëm të dëshmonte për krimin shtetëror të 21 janarit, ku katër protestues u vranë para godinës së kryeministrisë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *