Gjykata e Apelit liruar mëngjesin e së mërkurës dy punonjësit e policisë, Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj të akuzuar se kanë përdorur në mënyrë të paligjshme pajisjen përgjuese “IMSI Cathcer”. Apeli vendosi të shfuqizojë masën e “arrestit në shtëpi” duke u dhënë mundësi atyre që të kthehen në punë. Pak ditë më parë Gjykata e Apelit rrëzoi atë të Shkallës së Parë sa i përket pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, që gjithashtu u kthye në punë.
Artion Duka, në cilësinë e Drejtorit të Forcave Operacionale, nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit. Fakti që mjeti, së bashku me pajisjen “IMSI Catcher” ka lëvizur në të paktën dy herë nga një specialist shqiptar, është një prej arsyeve që e ngarkon me përgjegjësi titullarin e Forcës.
Ention Xhelilaj, me funksion Specialist pranë Forcës Operacionale, sipas akuzës ka kryer veprime të paautorizuara, siç është përdorimi i mjetit me pajisjen “IMSI Catcher” pa asnjë urdhër me shkrim.