Procesi për Fatmir Mediun, Zamira Durda dorëzon kërkesë në gjykatë për t’i bërë pjesë e procesit. Gjykata e Posaçme më herët nuk pranoi që familjarët e viktimave të Gërdecit të ishin pjesë e procesit. Seanca është parashikur të nisë në orën 14:00, ku prokuroria do të lexojë konkluzionet përfundimtare për Mediun që e ka marrë të pandehur për dy vepra penale.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pak kohë më parë vendimin e pranimit të kërkesës së SPAK për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për përgjegjësinë në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Ndaj ish ministrit Mediu SPAK ka ngritur akuzë për dy vepra penale,  “shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Mediu akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish ‘Brigatës së Tankeve’, në fshatin Gërdec, Bashkia Vorë, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin.

Prokuroria thotë se këto akte në lidhje me shitjen dhe çmontimin e një sasie municioni “kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit dhe kanë sjellë avantazhe të padrejta për shoqëritë SAC inc dhe Albademil sh.p.k.”/