Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të premte (31 maj) rekursin e paraqitur nga ish-administratori i kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj në lidhje me vendimin e datës 8 maj 2018 të Apelit të Tiranës.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e ish-administratorit me 11 vite burg për çështjen CEZ-DIA, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.
Ai ishte administrator i kompanisë DIA, e ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ.
Ismailaj u arrestua në 12 maj të vitit 2015 nga Sektori i Pastrimit të Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Policinë e Shtetit për veprën e mashtrimit në shuma të mëdha dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Ismailaj u lirua nga burgu i Fierit më datë 7 shtator të vitit 2023.