Edhe nëse gjatë gjithë vitit nuk i ka dëgjuar njeri që të flasin në foltoren e Kuvendit, vjen një ditë që deputetët demode shpërthejnë në “fishekzjarrët” e mungesave të jetës së tyre.

Aq më tepër, deputetë që nuk flasin kurrë, për shkak të komplekseve të inferioritetit, vjen një moment që shpërthejnë aty ku mendojnë se ndodhen në klimën e tyre.

Nuk thonë kot: ”Mos ardhtë dita që të kesh mbi kokë atë që rri gjithë jetën nën gjunjë!”.

Sadri Abazi, një deputet i Parisë Socialiste, përfaqësues i Dibrës, i cili në fillim erdhi në Kuvend “me grykën e pushkës”, tani po qëndron në Kuvend me thasët e parave. Në një nga prononcimet e OSBE për krimin ekonomik që ka infiltruar në politikë, biznesi i Abazit,  Usluga është “një biznes kriminal”.

Deputeti i majtë Abazi, kurrë nuk është dukur në kuvende burrash, veç në shitblerje ose në shërbim të politikanëve të kartë. Njerëzit tregojnë se si paska folur Abazi në një kofidencë. Paska thënë: “Ah, të kisha aq shkollë sa kam para, do të isha kryeministër sot”.

Në një aktivitet të nxehtë grash të majta në Kamzë për festën e Vitit të ri , Sadri Abazit i është ndezur gjaku. Ka shpërthyer si kurrë ndonjëherë. Ka kërkuar këngën “Qaje moj Minushe, qaje vajzërinë!”, dhe është ngritur në një vallë pa fund. Në sallë disa gra që festonin nuk kanë pranuar të kërcejnë vallen sepse e kanë konsideruar provokim atë që kërkoi Abazi, se “qaje vajzërinë”. Aq më tepër që mendojnë se Abazi e kishte zgjedhur këngën veç për të provokuar me titullin. Këngha e kërkuar nuk ka lidhje me folklorin e zonës së Dibrës, ndërsa lidhja e këngës me provokimin femëror është shumë e afërt.

Sadri Abazi është përfaqësues i Dibrës, ku një përfaqësues tjetër socialist i Bashkisë është dënuar për provokim të femrave rrotull tij. Frika e grave në atë mbrëmje lidhej edhe me origjinën e krimit.

/Veritas.com.al/