(FOTO: Pamje  nga salloni me vizitorë i Ekspozitës së Ramës në New York)

Kryeministri Rama njoftoi publikun se po shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “për të hapur” ekspozitën e tij personale në piktura. Lajmi erdhi menjëherë pas ngjarjes më të madhe botërore, zgjedhjes së Presidentit të 45 të Shteteve të Bashkuara.

Fluturimi i kryeministrit Rama drejt Amerikës në një periudhë si kjo, për një arsye personale, u vëzhgua në disa mënyra nga politikanë dhe studiues të tjerë. Deputeti ish- socialist, tani kryetar i partisë së re “Libra”, Ben Blushi, nga foltorja e Kuvendit tha se “Rama po dëmton aleancat e mëdha të Shqipërisë”, duke zhurmuar zgjedhjet në Amerikë. Ish- kryeministri Berisha ka shkruar në Facebook se “ka të dhëna që Rama ndodhet në Amerikë sipas urdhrit të Sorros për të marrë pjesë në protestat kundër Trump”.

Koha e fatkeqësive natyrore për shkak të përmbytjeve nga reshjet, gjithashtu është një periudhë kur kryeministri duhej të ishte në vend dhe në krye të detyrës.

Ndërkohë që njerëzit e afërt që shoqërojnë Ramën po transmetojnë video e foto ku lavdërojnë protestat.

Sot erdhën foto e para ku duket ekspozita e pikturave të Ramës dhe njëkohësisht vetë Rama i shqetësuar për mos- mbarëvajtjen e ekspozitës. Në sallon duken shumë pak njerëz, numërohen me gishta. Ky tregon dështim. Megjithëse ekspozita është ahpur në një nga galeritë më të shtrenjta të New Yorkut, galeria “Maria Goodman Gallery”.

Me sa duket shqiptarët etnikë që jetojnë në Amerikë, nuk e pranojnë faktin që Edi Rama- i vetmi politikan i botës u ngatërrua keqas në fushatën e zgjedhjeve presidenciale kundër Trump.

/Veritas.com.al/