Koment nga: 27.al/

Me siguri duhet të jetë kultura e zgjerume e Gent Cakajt që e ka mahnitur deri në admirim Edi Ramën. Pasi ky ngulmim deri në shpërthime emocionale nuk mund të shpjegohet me një skemë a një lëvizje politike. Këtu bëhet fjalë për një ndjenjë, e cila duket shumë më komplekse se ndjenjat e rëndomta të miqësisë, vëllazërisë, partneritetit, bashkëpunimit. Është diçka përtej.

Gent Cakaj, na rrëfen shtetari, ka lexuar aq shumë, sa e ka lënë pa tekst. Në fillim Genti pataksi Batonin, tani Edi Ramën.

Në Shqiptari ka dhe të tjerë njerëz të lëçitur, si për shembull Aurel Plasari apo Veton Surroi, por askush nga këta nuk e mahniti kaq shumë kreun tonë të qeverisë, megjithëse i njeh personalisht të dy e me gjasë do ketë ndjenjur më gjatë me ta se me Gentin.

Atëherë ç’është kjo ndjenjë përdëllyese që e ka tronditur Edi Ramën?

Me gjasë është marrëdhënia e filozofëve të Greqisë së lashtë me nxënësit e tyre. Platoni ishte dishepull i Sokratit dhe i shkroi apologjinë. Filozofët e atyre kohëve të vjetra, të cilat me siguri Gent Cakaj i njeh në majë të gishtave, kishin një marrëdhënie krejt të veçantë pasioni me dishepujt e tyre, të cilat duket mishërohen edhe në kohët e sotme.

Veritas.com.al/