1.Djersitje

Është sistemi juaj I ftohjes natyrale. Trupi juaj shtyn djersën në sipërfaqen e lëkurës. Ndërsa ajri e thith atë (avullim),largon nxehtësinë dhe ju freskon. Kjo funksionon më mirë në klimat më të thata ku lagështia është e ulet. Mund të bëheni shumë të lodhur dhe nganjëherë shume të sëmurë nëse nuk funksionon shpejt sa duhet.

2.Lodhje e nxehtësisë

Kjo ndodh në nxehtësi ekstreme, kur trupi juaj nuk mund të ftohet mjaftueshëm dhe djersit shume ujë dhe kripë. Bëheni te zbehtë dhe viskoz, dhe temperatura u shkon shpesh mbi 100 gradë Fehrenheit (37.7 gradë C). Ju gjithashtu mund të jeni të lodhur, të dobët, ju merren mendtë dhe ju vjen për te vjelle, dhe keni dhimbje koke. Shkoni në një zonë të ftohtë me hije, shtrihuni dhe pini diçka me kripë dhe sheqer. Pini ujë nëse kjo është ajo që keni. Nëse e injoroni, kjo mund të çojë në një stroke nga nxehtësia, e cila është një emergjencë.

3.Stroke nga nxehtësia

Kjo është nxehtësia më e rrezikshme. Ju nuk mund ta kontrolloni temperaturën e trupit tuaj, e cila mund të shkojë mbi 104  gradë Fehrenheit (40 C). Lëkura juaj bëhet e ngrohtë dhe e thatë. Ju mund të jeni te hutuar ose të shqetësuar, dhe të keni puls të shpejtë, të përziera, dhe dhimbje koke. Telefononi 127 menjëherë. Mbetur pa u trajtuar, mund të shkaktojë konvulsione, gjendje kome dhe mund të jetë kërcënuese për jetën. Shkoni në një vend të ftohtë, pini diçka (nëse mundeni), dhe vini akull nën krahët dhe midis këmbëve tuaja.

4.Dehidratim

Kur është shumë nxehtë, ju mund të djersini shumë lëngje, së bashku me minerale thelbësore si natriumi dhe kaliumi. Mund të keni etje dhe te urinoni më pak se zakonisht, goja dhe gjuha juaj mund të ndihen të thatë. Mund të ndihesh i trullosur, i nxehte ne koke dhe i hutuar. Kërkoni për një vend të freskët dhe pini diçka të balancuar me kripë dhe sheqer (si ne një zgjidhje me solucion hidratues nga goja). Raste të rënda kanë nevojë për kujdesin e urgjencës, duke përfshirë lëngjet që merrni nëpërmjet një serumi.

5.Puçra të nxehtësisë

Kjo ndodh, shpesh në mot të nxehtë të lagësht, kur ju djersini aq shumë saqë gjëndrat e djersës tuaj bllokohen. Kur poret tuaja nuk mund të heqin qafe atë, ju shpërthejnë  puçrra të vogla të kuqe. Ka më shumë gjasa në sqetulla, në ijë, në qafë, në bërryla dhe nën gjoks. Ju mund te ndihmoni në parandalimin dhe trajtimin e saj nëse mbani veshje të lehta, të lirshme dhe absorbuese si pambuku. Mundohuni të qëndroni të freskët dhe të thatë sa të jetë e mundur.

6.Djegie nga dielli

Lëkura nudo digjet nëse është në diell shumë gjatë. Mund të behet e kuqe, e acaruar, dhemb, dhe është e ngrohtë në prekje. Nëse është keq, ju mund të keni flluska, dhimbje koke, ethe, dhe të përziera. Shko brenda sa më shpejt të jetë e mundur. Pini shumë ujë, dhe mos ca asnjë flluske. Një leckë e ftohtë, e lagur dhe kremra aloe vera mund të ndihmojnë në zbutjen e dhimbjes. Më mirë akoma, të parandaloni djegien nga dielli me rroba, kapele, dhe kremra për mbrojtje nga dielli me spektër të gjerë prej të paktën 30 SPF.

 

7.Vilani

Ka më shumë gjasa kur jeni i ri në një vend të nxehtë, prandaj kujdesuni që të qëndroni të hidratuar. Nxehtësia mund t’ju dehidratoje dhe ta bëjë më të vështirë për trurin tuaj që të marre gjak mjaftueshëm. Kjo mund të bëjë të keni marrje mendsh dhe t’ju vije te fiket. Mund të jetë më keq nëse qëndroni për një kohë të gjatë ose ngriheni papritur. Përshtatja në një vend më të nxehtë mund të zgjasë deri në dy javë. Nëse ndiheni i lodhur, shtrihuni dhe ngrini këmbët ne lartësinë mbi kokën tuaj. Shko në një zonë të ftohtë dhe pini lëngje sa më shpejt të jetë e mundur.

  1. Edemë e nxehtësisë

Ngrohja mund të shkaktojë që gishtat, këmbët ose kyçet të fryhen dhe të bëjë që lëkura juaj të tërhiqet. Nuk është serioze dhe zakonisht ikën kur ju qetësoheni dhe ngrini këmbët. Bisedoni me mjekun tuaj nëse kjo shkakton dhimbje, vazhdon të ndodhë ose nuk përmirësohet.

  1. Rrahje shumë e shpejtë e zemrës.

Kur ju bëheni te nxehtë, zemra juaj mund të rrahë më shpejt. E bën këtë për të pompuar më shumë gjak në lëkurën tuaj, ku mund të çliroje atë nxehtësi te tepërt. Si rezultat, pjesët e tjera të trupit tuaj mund të mos kenë gjak të mjaftueshëm. Kjo mund t’ju bëjë të lodhur dhe të ngadaltë, veçanërisht nëse jeni duke u përpjekur të bëni punë të vështirë fizike apo mendore.

10.Presioni i Ulët i Gjakut(tension i ulet)

Kur jeni të nxehtë, ju djersini. Kjo ju bën të humbni lëngje dhe elektrolite. Së bashku, këto gjëra mund të bëjnë qe te ulin presionin tuaj të gjakut, ndonjëherë mjaftueshëm për t’ju trullosur apo edhe të kalojë. Mund të jetë edhe më keq nëse zemra juaj nuk pompon normalisht dhe nuk është në gjendje të përshtatet me një kërkesë më të madhe.

11.Konfuzion

Ju mund ta keni më të vështirë për t’u përqendruar dhe për të bërë detyra të vështira kur gjërat nxehen. Zakonisht nuk është asgjë për t’u shqetësuar, dhe mund ta rregulloni me një pushim në një vend të freskët dhe diçka për të pirë. Por nëse tashmë jeni të sëmurë nga nxehtësia dhe ju bëheni seriozisht konfuze rreth asaj se ku jeni apo çfarë po bëni, mund të jetë një shenjë e goditjes së nxehtësisë, e cila ka nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor.

12.Duhet të besh fizkulturë në të nxehte?

Ju mund të jeni mirë duke bere fizkulturë jashtë kur është 85 gradë dhe lagështia është e ulët. Por nëse lagështia arrin 80%, është sikur të jete me të vërtetë 97 gradë. (Kjo është “temperatura efektive”, të cilën ju mund ta kontrolloni online.) Edhe nëse jeni të shëndetshëm, kjo ju bën ju më të mundur të ndjeni lodhjen nga nxehtësia. Vishni rroba të lirshme, pini shumë ujë dhe njihni shenjat e sëmundjes së te nxehtit. Ose thjesht bëni stërvitje në ambiente të mbyllura!

13.Masat paraprake

Kur godet një valë nxehtësie:

  • Pini shumë ujë, edhe nëse nuk keni etje.
  • Shmangni kafeinën dhe alkoolin, të cilat ju dehidratojnë.
  • Hani ushqime të lehta, dhe më shpesh.
  • Vishni rroba të lehta dhe me ngjyra te lehta.
  • Kontrolloni të dashurit tuaj të cilët jetojnë vetëm ose nuk kanë ajër të kondicionuar.
  • Qëndroni brenda sa më shumë që të jetë e mundur dhe shmangni punët në natyrë.
  • Asnjëherë mos lini fëmijë ose kafshë të vetëm në një makinë, edhe nëse nuk është aq nxehtë jashtë.

 

14.Nxehtësia ekstreme

Mund të jetë kërcënuese për jetën, dhe lodhja nga nxehtësia dhe stroke nga nxehtësia nuk janë arsyet e vetme. Nxehtësia gjithashtu mund të shkaktojë probleme të zemrës dhe madje edhe të përkeqësojë problemet e frymëmarrjes, pasi rrit ndotjen e ajrit. Qyteti juaj ose departamenti i shëndetit te zonës mund të ketë informacion në internet rreth gjetjes së pishinave publike, hapësirave me ajër të kondicionuar, ndihmës mjekësore dhe ndihmës tjetër gjatë valës së nxehtësisë.

Veritas.com.al/