Kryeministri Rama që po merr pjesë në Samitin e BE për Ballkanin ka folur që nga Polonia.
Në një konferencë me gazetarët, kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se nuk janë të pakta arritjet e këtij samiti, i cili po konsolidohet vit pas viti.
Më tej, Rama ka deklaruar se më e rëndësishme është se ajo që është planifikuar për të nesërmen është më e sigurt se ajo që është lënë pas. Sipas kryeministrit Rama, e vetmja rrugë që rekomandohet prej këtij samiti është forcimi i Bashkimit Evropian.
“Nuk është samit për lajme, por për punë dhe për të bërë një bilanc të ecurisë së punëve në tërësi në rajon, të marrëdhënieve shtetërore në rajon dhe të raportit të rajonit si i tërë.
Pas diskutimesh shumë intensive, interesante, të hapura, është me shumë rëndësi që procesi i Berlinit është një proces që konsolidohet vit pas viti, pa diskutim edhe arritjet nuk janë pak, por më e rëndësishme është se ajo që është planifikuar për të nesërmen është më e sigurt se ajo që është lënë pas. Ne kemi vetëm një rrugë, forcimin e BE. Në këtë aspekt BE, Gjermania, por edhe Franca së fundi, janë në mbështetje”, ka thënë Rama.
Veritas.com.al