Trajneri i Kombëtares shqiptare, Chrsitian Panucci ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen miqësore të 13 nëntorit në Antalia me skuadrën përfaqësuese të Turqisë.
Për këtë ndeshje miqësore, italiani ka grumbulluar 25 futbollistë, ku mund të veçohen lojtarët e rinj, Astrit Ajdareviç që luan me AEK, si edhe Ylber Ramadani që luan në Danimarkë me skuadrën e Veljes.
Në Kombëtare rikthehet edhe mesfushori i Skënderbeut, Sabjen Lilaj, i cili së bashku me Alban Hoxhën do të jenë përfaqësuesit e vetëm të Kategorisë Superiore në ekipin Kombëtar.
Kukeli, Kaçe, Çikalleshi, Memolla dhe Bekim Balaj janë mungesat e mëdha të cilët nuk janë grumbulluar për shkak dëmtimesh.
Veritas.com.al/