Ekipi i Sky Sports Center i vendosur në zonën e Palasës iu ka ardhur në ndihmë një çifti çekësh dhe vajzës së tyre të mitur që rrezikonin të mbyteshin si pasojë e detit të trazuar.

Turistët çekë kishin hyrë në det me një  kanoe dhe ishin larguar rreth 3 milje nga bregu, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Fatmirësisht, turistët u pikasën nga Ekipi i Sky Sports Center të cilët shkuan me shpejtësi drejt tyre dhe bënë të mundur që t’i nxirrnin në breg.

Fatmirësisht, turistët u pikasën nga Ekipi i Sky Sports Center të cilët shkuan me shpejtësi drejt tyre dhe bënë të mundur që t’i nxirrnin në breg.