Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 0430 në  Grey Konstanz. Një person i armatosur ka hapur zjarr të shtunën mbrëma në një klub nate në Konstanz, Gjerman.

Ai vrau një person, dhe menjëherë policia vrau agresorin.

Burimet policore të cituara nga gazeta gjermane Ëelt thotë se në këtë rrëmujë janë plagosur edhe katër persona duke përfshirë edhe një polic.

Të plagosurit dhe i vrari janë të paidentifikuar; dhe nuk dihet se në fillim të ngjarjes ishte vetëm një person ose një grup që hapi zjarr.

Tabloidi ‘Bild’ raporton se autori i sulmit, një 34 vjeçar, i cili u vra nga policia pas shkëmbimit të zjarrit me oficerët, është një qytetar nga Iraku dhe mbante një ‘armë gjysmë-automatike’ dhe që ishte i njohur për policinë.

Oficerët thonë se aktualisht nuk ka indikacione nëse sulmi  ishte i lidhur me terrorizmin oe incidenti mund të ketë të bëjë më ‘marrëdhënie’ të autorit. Megjithatë forcat speciale dhe helikopterë të policisë janë dislokuar në zonë pas të shtënave me armë.

Veritas.com.al/