Sot, e diele 24 qershor, mbahen zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Turqi të thirrura nga presidenti i tanishëm, Recep Tayip Erdogan në muajin prill.
Për shumë njerëz në Turqi dhe jashtë saj, thirrja e zgjedhjeve të hershme një vit para kohe ishte një befasi e madhe – ndërkohë që disa analistë kanë vlerësuar që presidenti Erdogan po ndjen mundësinë e humbjes, me ekonominë që ka filluar të bie, e me të edhe popullariteti i tij
Rivali më i fuqishëm i Erdoganit, dhe ai që pas raundit të dytë [nëse do të ketë] mund të bëhet president i ri i Republikës së Turqisë është Muharrem Ince nga partia CHP (Republikane e Popullit) në opozitë.
Ince është politikan turk që është zgjedhur katër herë rresht si deputet i Partisë Republikane të Popullit [CHP, prej vitit 2002 e tekëndej. Ai ka qenë shef i grupit parlamentar të partisë së tij në dy mandate.
Ai u zyrtarizua si kandidat për t’u bërë president më 4 maj të këtij viti.
Ince është 54 vjeçar nga Yalova e Turqisë. Ka qenë ndër zërat më të ashpër opozitar në Turqi që nga viti 2002 kundër partisë në Pushtet, AKP [Partia për Zhvillim e Drejtësi] e presidentit Erdogan. Ai është bërë i njohur për fjalimet e tij shumë të zjarrta të cilat i kanë dhënë popullaritet shumë të madh në internet.
Me opozitën e bashkuar në raundin e dytë, Ince mund t’ia dalë mbanë që të përmbys presidentin aktual Recep Tayyip Erdogan
Veritas.com.al/