Tridhjeteshtatëvjeçari Casado, përcaktuar nga shtypi i majte si ultra-katolik, ka premtuar një rinovim të përgjithshëm të partisë dhe është rrënjësisht kundër ideologjisë gjinore
Partia Popullore Spanjolle ka zgjedhur Pablo Casado për të zëvendësuar Mariano Rajoy, pasi ish kryeministri u rrëzua nga qeveria për shkak të një vote mosbesimi në qershorin e kaluar.
Casado, duke marrë 1.701 vota nga parlamentarët dhe anëtarët e tjerë të lartë të populloreve qe u mblodhën për kongresin e 19 te partisë, fitoi balotazhin e brendshëm duke mposhtur sfiduesen Soraya Saenz de Santamaria (ndalur në 1,250 vota), dyzet e shtatë vjeçaren që për gjashtë vjet ka qene zëvendëse e Rajoy dhe ajo u paraqit në balotazh duke u cilësuar si kandidatja e vetme në gjendje të mundë socialistin Pedro Sanchez për zgjedhjet e vitit 2020.
Në fakt fitoi tridhjeteshtatëvjeçari Casado, përcaktuar nga shtypi i majte si ultra-katolik që ka premtuar një rinovim të përgjithshëm të partisë. Disa nga qendrimet e tij bëjnë te mendosh në një kthim më deciziv drejt qendrës së djathtë të partisë Katolike.
Me origjine nga Palencia, avokat,nga 2009 dhe 2012, Casado ishte drejtor i kabinetit të ish-kryetarit të qeverisë José María Aznar dhe në vitin 2011 ai u zgjodh deputet, më pas u rikonfirmua në legjislaturën e radhës.
Në programin e qeverisë të propozuar nga populloret Casado ka vendosur piketat e tij në disa pika: Reduktimin e taksave me mbrojtjen e lirisë individuale dhe ekonomike, mbrojtjen e unitetit të Spanjës nga sulmet e indipendentisteve të Katalonjës dhe të Vendeve Baske dhe te Navarres, ringjalljen e sigurisë sidomos në luftën kundër terrorizmit, mbrojtjen e familjes dhe të jetës ne kundërshtim radikal ndaj ideologjisë gjinore.
Casado është shprehur kundër depenalizimit të eutanazisë të nxitur nga qeveria aktuale socialiste dhe për reduktimin e taksave të ndërmarrjeve për të rritur konkurrencën.
Tani do të duhet të ringjallë një parti që ka humbur miliona vota në vitet e fundit dhe dëshiron ta bëjë këtë duke përfshirë votuesit qytet me qytet dhe duke rilancuar europianizmin e vendit iberik. “Nëse ka izolacionizëm, nëse ekziston proteksionizmi, Spanja duhet të jete një pjesë qendrore e Bashkimit Evropian”.
Veritas.com.al/